Foto ilustruese

Banka e Shqipërisë publikon foton e monedhës 1 Lek në përkujtim 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj 2020, 18:40| Përditesimi: 5 Maj 2020, 18:44

  • Share

Banka e Shqipërisë publikoi sot një foto të monedhës 1 Lek të vitit 1969, dizenjimi i së cilës përkujton 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, me rastin e ditës së sotme.

Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Pjesa e përparme e monedhës paraqet gdhendjen e imazhit të skulpturës “Partizani Fitimtar”, realizuar nga Odhise Paskali dhe e vendosur në Mathauzen të Austrisë në vitin 1968. Ndërkohë, pjesa e pasme e monedhës mban stemën e Republikës Popullore të Shqipërisë të rrethuar nga yje dhe vitet 1944-1969.

Monedha 1 lek

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?