Banka e Shqipërisë nuk ndërhyri në kursin e këmbimit, Zusi për Report Tv: Vendim i papërgjegjshëm, bizneset po pësojnë humbje nga ulja e euros

3 Gusht 2023, 14:12| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 14:16

  • Share

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ka folur pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë për të mos ndërhyrë në kursin e këmbimit, në një kohë kur euro ka pësuar ulje të ndjeshme dhe leku është forcuar. Ata kërkojnë asistencë për politikat monetare dhe fiskale për të lehtësuar goditjen ndaj këtij sektori. Në një intervistë për Report Tv, Zusi tha se vendimi i Bankës së Shqipërisë është i papërgjegjshëm dhe nuk është brenda funksioneve të këtij institucioni. Zusi thekson se bizneset po përballen me humbje lokale në nivelin 10-15%.

“Qëndrimi jo në përgjegjshmërinë të detyrave dhe funksioneve që ka banka, është ajo që na shqetëson më tepër. Ne kemi muaj që të na japë shkaqe, analiza, s’kemi marrë asnjëherë analizë serioze që të kemi, përveç fakteve që ka turizëm, turizëm në muajin mars e prill që të zhvlerësojë euron më duket e çuditshme. Truizmi nuk është aq i rëndësishëm s atë shkaktojë një zhvlerësim të tillë të euros. Kemi kërkuar projeksione se ca do ndodhë që të përshtatim strategjitë tona të të bërit biznes, se nuk përshtaten për një muaj për të përballuar humbje lokale në nivelin 10-15%”, tha Zusi për Report Tv.

Zusi shprehet se Banka e Shqipërisë nuk u ka dhënë detaje se përse po ndodh ku zhvlerësim i lekut dhe as projeksione për situatën në muajt në vazhdim dhe për këtë arsye u janë drejtuar institucioneve më të rëndësishme monetare FMN dhe Bankës Botërore në mënyrë që të ofrojnë ekspertizë të huaj.

Duke qenë se Banka e Shqipërisë nuk na jep prova efekte, kemi bërë atë kërkesë që ia kemi kërkuar 2 institucioneve të rëndësishme monetare për të na sjellë ekspertizë të huaj, që do ketë tagrin dhe autoritetin për t’i futur në institucione dhe për të bërë analizën”, tha Zusi.

Shoqata e Eksporteve u është drejtuar me një letër përfaqësuesve të FMN, Bankës Botërore si dhe Ministrisë së Financave dhe bankës së Shqipërisë. Në letër theksohet se 5000 biznese me mbi 200 mijë të punësuar janë para vështirësive të mëdha nga luhatjet e euros.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 03/08/2023 14:27

    nuk po nderhyn qe te mos u rriten kostot me shume ua tha dje troq dhe vetrregullimi eshte e vetmja menyre per te rriur efikasitetin ne prodhim edhe per eksportues jo fason qe jeni dhe perfituesit me te medhenj te kursit te dobet te euros ne importet qe kryeni. Po stabilitei i kuadrit makro ekonomik eshte me i rendesishem se cdo perralle tjeter ne facebook. Ku do shkosh te shtypesh leke me thase me inflacion 60% se nuk te pelqen te njohesh realitetin ne treg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?