Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Gjatë muajit nëntor inflacioni u ul me 0.4%

21 Dhjetor 2022, 15:56| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 07:45

  • Share

Pas vendimeve të mëparshme që rritën tre herë normën bazë të interesit, nga 2.25% në 2.75% gjatë këtij viti, Këshilli Mbikqëyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që për muajin dhjetor ta lërë të pandryshuar. Guvernatori Gent Sejko, duke publikuar vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi si pozitive tendencën rënëse të inflacionit.

“Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%; Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%”, u shpreh Sejko.

Për Sejkon inflacioni nisi kurbën e rënie gjatë muajit nëntor, për herë të parë gjatë këtij viti, si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe transportit.

“Normat respektive të inflacionit në këto dy muaj ishin 8.3% dhe 7.9%. Eecuria e inflacionit në këto dy muaj u përcaktua nga rënia e çmimit të naftës dhe të kostove të transportit... Inflacioni pritet të shënojë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024”, tha Sejko.

Për Sejkon, fundi i vitit 2022 ka rezervuar lajme të mira sa i takon dhe uljes së papunësisë dhe rritjes së pagës mesatare. 

“Punësimi në ekonomi u rrit me 4.2% në terma vjetorë, norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6%, ndërkohë që paga mesatare në sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 12.4%. Punësimi në ekonomi u rrit me 4.2% në terma vjetorë, norma e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6%, ndërkohë që paga mesatare në sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 12.4%”, u shpreh Sejko.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?