Banka e Shqipërisë: Ekonomia u përmirësua në fund të 2020! Guvernatori Sejko: Shqetësim rritja e kredive të këqija

3 Shkurt 2021, 20:00| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 20:14

  • Share

Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon politikën monetare, e cila do të vijojë të jetë lehtësuese minimalisht në 6 muajit e parë të këtij viti, dhe norma e interesit do të jetë po në nivel të ulët historik prej 0.5%.

“Këshilli Mbikëqyrës thekson se politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit kohor afatmesëm, duke synuar të sigurojë kushte financimi të favorshme për rritjen e ekonomisë dhe për kthimin e inflacionit në objektiv”, u shpreh guvernatori Sejko.

Në konferencë për media guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia është përmirësuar në 6 mujorin e dytë të vitit 2020, por përsëri rreziqet janë të pranishme si pasojë e situatës pandemike.

“Në veçanti, këto rreziqe burojnë nga: një përkeqësim i mundshëm i situatës epidemiologjike, në vend dhe në botë. Vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare, si dhe nga një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe i familjeve ndaj kushteve të përmirësuara financiare”, u shpreh ai.

Guvernatori i qëndroi edhe një herë shqetësimit të bankës së Shqipërisë për rritje të kredisë me probleme këtë vit pavarësisht se në vitin 2020, regjistroi një nivel të ulët prej 8.1%.

“Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.1% në fund të muajit dhjetor, një nivel ky pranë minimumeve historike të dekadës së fundit. Vijimi i këtij roli aktiv të sektorit bankar edhe gjatë periudhës së ardhshme do të jetë një element kyç në qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Sejko.

Ekonomia do të rimëkëmbet brenda 2 vitesh tha Sejko ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv prej 3% në vitin 2022.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?