Banka Botërore ul parashikimet: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.2%, shkak lufta dhe inflacioni

11 Prill 2022, 22:19| Përditesimi: 11 Prill 2022, 22:27

  • Share

Agresioni ushtarak në Ukrainë, kërcënon ekonominë dhe perspektivën për uljen e varfërisë gjatë vitit 2022. Ekspertët e Bankës Botërore në raportin e fundit të titulluar “Lufta në Rajon”, ku ku ulin pritshmëritë  për rikuperimin e mëtejshëm ekonomik të Evropës pas pandemisë.

Për Shqipërinë, Banka Botërore uli me 0.6%  parashikimet për rritjen ekonomike, duke shkuar në nga 3.8 në 3.2%, aq sa e parashikon edhe Banka e Shqipërisë. Me rritjen më të ulët nga vendet e rajonit renditet Maqedonia e Veriut me 2.1%, ndërsa më të lartën e ka Kosova me 3.9%.

Situata sipas raportit është tepër e pasigurt dhe rreziqet negative janë shtuar, pasi lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Kjo rritje e fortë e inflacionit sipas Bankës Botërore do të zvogëlojë fuqinë blerëse dhe do ulë konsumin e familjeve.

“Lufta në Ukrainë mund rrisë më tej inflacionin, prishja e zinxhirit të ofertës, shqetësojnë tregjet financiare dhe zbehin perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë”, thuhet në raportin e BB.

Nga ana tjetër ekspertët e Bankës Botërore thonë se tregu i punës do të njohë një ngadalësim që do të zvogëlojë edhe mundësinë për uljen e varfërisë këtë vit.

Ndërkohë pritet që shpenzimet e qeverisë të vazhdojnë të jenë të larta në mënyrë që të garantojë furnizim me energji përmes importeve. Po ashtu rrezik për rritjen ekonomike janë edhe variantet e reja të COVID-19, që mund të diktojnë masa të tjera kufizuese.

RRITJA EKONOMIKE NË RAJON

Kosovë 3.9% ose 0.2% më pak

Mali i Zi 3.6% ose 2% më pak

Shqipëri 3.2% ose -0.6% më pak

Serbia 3.2% ose 1.3% më pak

Maqedoni e Veriut 2.1% ose 1% më pak

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?