Banka Botërore kërkon ndryshim të
ligjit të falimentit, gati paketa ligjore

26 Shtator 2014, 15:06| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Korporata financiare ndërkombëtare pjesë e Bankës Botërore, ka organizuar një tryeze të zgjeruar, ku u diskutua në lidhje me ligjin për falimentimin. Të pranishmit thanë se ka ardhur koha për një ndryshim të ligjit, për t'ja përshtatur realitetit ekonomik, duke qenë se ligji aktual daton që në vitin 2002.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, tha se ligji ekzistues për procesin e falimentit, ka mangësi dhe zvarrit procedurat. Ai premtoi, reformimin e rolit të agjencisë së falimentit dhe adresimin e një pakete të re ligjore. 

“Marrëveshja e nënshkruar parashtron ndër të tjera rritjen e besimit mes huadhënësve dhe përmirësimit të mundësive për kredi për biznesin, lehtësimin në lidhje me ristrukturimin e biznesit me asete të ndryshme por me paaftësi paguese, reduktimi ose kufizimi i riskut për marrjen kredi, rritjen e shpërndarjes së detyrimeve te kreditorët, rritjen e rolit të cilësisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimenteve dhe administratorët e saj. Falimenti është një e drejtë ligjore që në vetvete përbën një fushë të rëndësishme të së drejtës, një pjesë shumë thelbësore e ekonomisë dhe sistemit financiar në tërësi, një sistem i konsoliduar i falimentit sigurisht që do të sjellë më shumë forcë, liri dhe stabilitet në biznes”, tha ministri Naço.

Sipas statistikave zyrtare, aktualisht në vendin tonë janë në procedure falimenti rreth 45 biznese. Ligji aktual i falimentimit, detyron autoritetet tatimore të kërkojnë mbylljen e bizneseve që nuk kryejnë asnjë veprimtari tregtare në një periudhë dyvjeçare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?