Nënshkruhet marrëveshja/ Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

21 Prill, 10:22| Përditesimi: 21 Prill, 10:33

  • Share

Ministri i Financave Ervin Mete ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Zv.Presidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”, në Shqipëri. 

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (detëra, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore. 

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

 

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nerim Lumi: 24/04/2024 21:21

    Tjera para për zhvatje nga pushteti korruptiv Tiranës zyrtare.Ata vodhën paratë e Bashkimit Europian ,Ato të bankës botërore janë si një grusht lajthi që i futin në xhep fët menjëherë

    Përgjigju
  • Broker: 21/04/2024 14:06

    O mete O hajdut mostër si su ngope me AMF u shpërbleve këtu tani duke vjedh .O gjob vënës i kompanive të sigurimit si rri mbi tokë se di bashkë me Dritan Agollin që për 4 vite bëri 3 restorante sa në Vala Marë se në Tiranë sa në TEG. Pse skapi nuk i kap këto dy hajduta spo e kuptoj…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?