Foto ilustruese

Banka Botërore: 12 miliardë dollarë për financim të vaksinave për Covid-19

14 Tetor 2020, 10:59| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 11:01

  • Share

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu  ardhur në ndihmë shteteve në zhvillim që të blejnë dhe të shpërndajnë vaksinën për Covid-19, teste dhe trajtime tjera, për të arritur vaksinimin e të paktën 1 miliard njerëzve.

Shuma prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për ti ndihmuar shtetet në zhvillim që të luftojnë pandeminë, duke theksuar se në programet e saj urgjente për këtë pandemi janë  të përfshirë të paktën 111 shtete.

 “Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksojnë se sigurimi i vaksinimit për të gjithë qytetarët mund të ndryshojë totalisht kursin e pandemisë.

Zhvillimi i vaksinës konsiderohet kyç për vënien nën kontroll të përhapjes së pandemisë e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1 milion personave dhe ka  infektuar të paktën 38 milionë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?