Banka Amerikane nis projektin për 'Dollarin Digjital'! Tregu i Bitcoin rrezikohet nga monedha e re shtetërore! Anët pozitive dhe negative të një bote pa para të thata

18 Nëntor 2022, 16:48| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 08:53

  • Share

‘Dollari digjital’, kështu do të quhej kriptomonedha më e re në treg, apo versioni digjital i valutës më të fuqishme në botë, dollarit amerikan. Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane njoftoi fillimin e një prrami pilot i cili do të zgjasë të paktën 12 javë, dhe në bashkëpunim me bankat kryesore tregtare në vend përfshi Mastercard, CBC madje edhe sistemin monetar global SWIFT, do të testojnë performancën e dollarit digjital, që përfshinë shkurtimin e kohës që nevojitet për të kryer transaksione mes institucioneve financiare apo edhe klientëve të zakonshëm.

Në thelb, edhe pse qeveritë në mbarë globin kanë kritikuar prej vitesh tregun e kriptomonedhave, me në krye Bitcoin, si forma abuzive të pastrimit të parave apo përfshirjes në aktivitete kriminale si pasojë e anonimitetit që ofrojnë, duket se rruga drejt digjitalizimit edhe për institucionet shtetërore është e pashmangshme.

Për Bitcoin, një monedhë që njihet për ulje ngritjet e saj të shpeshta dhe spekulimet e vazhdueshme, një monedhë më e sigurt dhe e mbështetur drejtpërdrejtë nga shteti si dollari digjital, do të ishte një konkurrent i fortë. Nga ana tjetër, ajo që në thelb përfaqëson ky vendim i Bankës Amerikane, është lëvizja drejt një bote pa para të thata.

Një bote ku çdo pagesë kryhet me anë të kartës apo telefonit celular, dhe pavarësisht të gjithë aspekteve komode të këtij sistemi, ai rrezikon të ketë edhe anët e tij të errëta, pasi një revolucion i tillë digjital nuk do të ndodhte për herë të parë në histori.

Kina është vendi ku tashmë qytetarët nuk përdorin më kartëmonedha për të blerë diçka, por kartat ose celularët e tyre. Pavarësisht se sistemet qeverisëse në Kinë ndryshojnë ndjeshëm nga ato perëndimore, sipas analistëve, ekziston rreziku, që një kontroll i plotë i parave nga shteti, mund të rezultojë në probleme me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?