Shkrumbohen nga flakët në orët e para të mëngjesit shtëpitë e dy vëllezërve në Tropojë, shpëtojnë mrekullisht familjarët (VIDEO)

27 Shkurt 2020, 09:29| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 10:01

  • Share

TROPOJË- Të paktën 5 persona të një familjeje kanë shpëtuar mrekullisht pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri fillimisht ra në apartamentin e Dedë Sokolit dhe u përhap më pas edhe në shtëpinë e vëllait të tij, Gegës. Dëmet janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk janë regjistruar persona të lënduar. Nga ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse u bë e mundur neutralizimi i flakëve, doke mos rrezikuar edhe apartamentet e tjera. Në operacionin e shuarjes së flakëve morën pjesë edhe banorë të këtij fshati.

"Kur ka dalë flaka kanë qenë njerëzit brenda, i kanë njoftuar njerëzit e tjerë dhe kemi ardhur menjëherë dhe kemi ndihmuar sa kemi pasur mundësi, është djegur gjithçka".

"Ishte një zjarr i fuqishëm, ndërhymë menjëherë. Hapëm dyert me forcë, nxorëm këtu personin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, tentuam çdo gjë për ta fikur zjarrit. Shpia u dogj, por s'ka viktima. Pesë persona kanë qenë brenda", thanë banorët.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, i cili tha se do të bëhet riparimi i banesave.

"Fatkeqësia dëmi është i madh. Zjarri ishte shumë i fuqishëm, njerëzit bën çmos që të nxjerrin personat jashtë. Do të bëjmë riparimin e banesave. Jemi të gjithë së bashku pushteti, njerëzit institucionet", tha kryebashkiaku.  

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?