Banesa dykatëshe në Korçë përfshihet nga flakët (VIDEO)

15 Qershor 2020, 20:22| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 20:32

  • Share

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në një banesë 2-katëshe në lagjen 5 të qytetit, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një shkëndije në oxhakun e banesës.

Mësohet se në momentin që ka rënë zjarri në banesë ka qenë i zoti i shtëpisë, por që është larguar menjëherë. Flakët u shuan pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ndërsa nga zjarri u raportua vetëm për dëme materiale.

Më herët në Maliq të Korçës një fëmijë 9 vjeç mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?