Prindërit duke pritur fëmijët e tyre në Nigeri

Banda e armatosur në Nigeri liron 280 nxënës që rrëmbeu në fillim të këtij muaji

24 Mars, 12:19| Përditesimi: 24 Mars, 15:14

  • Share

Më shumë se 280 nxënës të rrëmbyer nga disa sulmues të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, më herët gjatë këtij muaji, janë liruar të dielën dhe atyre nuk është shkaktuar ndonjë dëm, kanë thënë zyrtarë shtetërorë dhe ata ushtarakë.

Rrëmbimet në Kuriga dhe Kaduna, më 7 mars, kanë qenë ndër më të mëdhatë në vjetët e fundit dhe kanë nxitur zemërim kombëtar si dhe ndjenjën e pasigurisë.

Mësuesit dhe banorët patën thënë që rreth 280 nxënës janë rrëmbyer, ndërsa ushtria ka thënë fillimisht se 137 nxënës janë liruar.

“Pengjet e liruara, 137, janë 76 vajza dhe 61 djem. Ata janë shpëtuar në shtetin Zamfara dhe do t’i dorëzohen Qeverisë në Kaduna për veprime të mëtejme”, ka thënë zëdhënësi ushtarak, Edëard Buba.

Më vonë janë liruar edhe nxënësit tjerë.

Mediat kanë thënë se nxënësit e rrëmbyer janë të moshës prej tetë deri në 15 vjec.

Bandat e kriminelëve janë fajësuar për rrëmbimet.

Familjarët kanë thënë se rrëmbyesit kanë kërkuar shumë para në këmbim të fëmijëve, mirëpo presidenti i shtetit Bola Ahmed Tinubu ka urdhëruar që të mos kryehen pagesa.

Viktimat e rrëmbyesve në Nigeri zakonisht lirohen pas negociatave me autoritetet.

Një ligj i vitit 2022 e ka ndaluar që rrëmbyesit të paguhen në këmbim të personave të rrëmbyer, dhe autoritetet mohojnë se bëjnë pagesa të tilla në mënyrë të jashtëligjshme./ REL

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?