Bamje me salcë domatesh nga zonja Albana

6 Qershor, 12:28| Përditesimi: 6 Qershor, 12:30

  • Share

Bamje me salcë domatesh

Përbërësit:

  • 1 kg bamje
  • 1 kokërr qepë
  • 1 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 spec të kuq
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Pas spec djegës
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht i vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët në vaj ulliri, Më pas shtojmë specin e kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. E trazojmë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lemë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët.       

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?