‘Balona më e bukur’, fitojnë nxënësit e ‘Halit Uruçit’! Rikthehet ‘dita e balonave’ në Belsh, festa e fëmijëve 

30 Prill 2022, 19:48| Përditesimi: 30 Prill 2022, 19:53

  • Share

Muzika, arti i pikturës dhe buzëqeshja e fëmijëve u bënë bashkë në ditën e Balonave në  kalanë e Gradishtes në Belsh.

Pas 2 viteve mungesë për shkak të pandemisë veç ngritjes së balonave në qiell, këtë herë u hap edhe një panair me pikturat e nxënësve.

‘Festa e balonave’ në qytetin e Belshit është një festë e kthyer tashmë në traditë pasi ajo organizohet çdo vit.

Nxënësit e shkollave të Bashkisë Belsh mblidhen së bashku në malin e Grandishtës duke ngritur balonat e tyre por edhe duke reklamuar pikturat që kanë realizuar vetë.

Nga simbolikat e paqes për botën deri tek lufta kundër Autizmit, ishin disa nga mesazhet  që u përcollën në festë.

‘Është një festë e kthyer në traditë në Bashkinë e Belshit, “Festa e Balonave” organizuar me 15 shkollat e Bashkisë. Në fakt është një rikthim i kësaj feste, e cila çdo vit e më shumë përqafohet sa vjen e më masivisht nga fëmijët e të gjithë shkollave.’- tha Tafani, kryetar i bashkisë.

Në fund organizatorët shpërndanë edhe çmime,  ku shkolla 9 vjeçare “Halit Uruçi’ në Blesh zuri vendin e parë për balonën më të mirë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?