Balluku: Shteti është në këmbë, jemi përballë motit ekstrem! Drenova: Këto janë defektet me energjinë, të gjitha grupet janë në gatishmëri

14 Shkurt 2021, 18:51| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 18:55

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një lidhje live së bashku me drejtorin e OST-së Skerdi Drenova, kanë folur për situatën e motit në vendin tonë. Balluku theksoi se jemi në kushtet e motit ekstrem, kurse shtoi se stuhia do të vazhdojë deri të premten. Ajo nënvizoi se për çdo problem, shteti është në këmbë.

Pjesë nga prononcimi:

Belinda Balluku: Jemi përballë motit ekstrem. Stuhia do të vazhdojë deri të premten. Shiu dhe bora shpresojmë se do të ndalen, por temperatura të ulëta pritet të ketë gjatë kësaj kohe. Shteti është në këmbë. Ne nuk duam aksidente. Dilni nga shtëpia vetëm kur të jetë e nevojshme. Jam në OST, me Skerdi Drenovën. Mbrëmë ishte situatë e rëndë për OST, dhe Skerdi do na bëjë situatën me dije.

Skerdi Drenova: Patëm dy defekte të rënda, ishte natë e vështirë. Dje në male dhe në bjeshke ishin ekipet në Burrel dhe në Vaun e Dejës. Sot në mëngjes janë nisur 4 grupe në Fierzë. Në kushte ekstreme moti, njerëzit po punojnë për të pasur energji elektrike. Të gjitha grupet tona janë në gatishmëri totale. Njerëzit tanë po bëjnë një punë të madhe.

Belinda Balluku: Për ne është shumë e rëndësishme që njerëzit tanë të ndihen të sigurt. Ne nuk kemi shkopin magjik, që të ndalojmë borën apo të ndalim çdo avari të mundshme, por ne sigurojmë që jemi në krye të punëve. Punonjësit e OST dhe të KESH kanë qenë e do jenë në gatishmëri.


Lajmi kryesor:

Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?