Vendimi: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë në krahasim me një vit më parë! Nëse nuk arrihet targeti, gjobiten me 50 mijë lekë drejtuesit

5 Tetor 2022, 12:53| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 14:20

  • Share

Qeveria ka vendosur që të gjithë institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahasim me 1 vit më parë. Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, drejtuesit do të gjobiten me 50 mijë lekë. Kjo është masa që ka marrë qeveria për kursimin e energjisë elektrike në një kohë që e gjithë bota përballet me krizë energjetike.

“Sot bëmë disa ndryshime për aktin normative për marrjen e masave për kohëzgjatjen e emergjencës për furnizimin me energjinë elektrike. E kemi thënë dhe më parë që ne duhet të bëhemi shembulli i parë se si duhet kursyer energjia.

Përmes këtij projekt akti kemi vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Kjo është ekuivalente në para e barasvlefshme me 3.4 miliardë lekë.

Do të emërojmë administrator energjetik nga titullari i institucionit dhe do të ketë target uljen e konsumit të energjisë për ndërmarrjen që përfaqëson. Parashikohen edhe masat nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti nga institucioni. Masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për drejtuesin e institucionit, administratorin apo përgjegjësin e emëruar”, tha Balluku.

Vendimi i qeverisë vjen pasi zgjodhën që të shtyjnë vendimin për aplikimin e fashës 800 KW që ishte paralajmëruar të vihej në fuqi që më 1 tetor, por Rama u shpreh se ka patur kursim nga vetë familjarët. Një tjetër arsye ishte edhe përmirësimi i situatës energjetike.

Ora 13:34
Botimi në fletoren zyrtare i vendimit të ERE për fashën 800 kilovat, Ministrja e Energjisë: Është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh.

Ajo u shpreh se është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo, duke theksuar se vazhdon t’i qëndrojë vendimit për të mos rritur çmimin e energjisë për muajin tetor.

“Fasha 800 kWh për të cilën shprehet ERE është për çmimin, sepse kjo është detyra e saj. Pra çmimi miratohet, dhe këtu mbaron fusha e ERE, por qeveria ka të drejtën, duke parë reshjet dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, të aplikojë ose jo atë fashë. Gjatë muajit tetor nuk do ta aplikojmë fashën. Të gjitha institucionet shtetërore duhet të kursejnë 15% më pak relativisht me faturën e një viti më parë, që ekuivalentohet me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaj, ose 3.4 miliardë lekë. Do të fusim menjëherë emërimin e një Administratori Energjetik, një punonjës i institucionit që do të ketë si target këtë ulje për ndërmarrjen që përfaqëson. Nëse nuk do të arrihet targeti për 2 muaj rresht, masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për administratorin ose përgjegjësin”, deklaroi Balluku. 

 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • taksapagus: 05/10/2022 13:41

    Duhet te kontrollohet mesimdhenja..pastaj te kerkohet rritja e pages. si ka mundesi qe kush e fillon shkollen e larte e maron ...sapo fillon universitetet kafet jane plot as ne leksion nuk vejne...petagoget her vejne her ikin.. shkurt autonomine e universitetet ne Shiperi perkthet ne anarki..

    Përgjigju
    • Sondazhi: 05/10/2022 17:26

      Duket që s'kanë bërë punë të mirë, shkëlqen me shqipen. Dopio pite...

    • Lere se i mbarove te gjitha taksat: 05/10/2022 16:55

      Ke ngaterruar artikull, o sufllaqexhi! E ke me lart ate me 30 komente sufllaqesh.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?