Belinda Balluku

Balluku inspekton punimet në ujësjellësin e Pogradecit: Sot furnizohet me ujë çdo shtëpi, jo si dikur

25 Shkurt 2021, 14:55| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 15:00

  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të enjte punimet në ujësjellësin e Pogradecit. Ky ujësjellës siguron furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 6 mijë banorë të Udenishtit dhe Memlishtit, dy fshatra me potencial të madh turistik.

Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se sa e rëndësishme është ky projekt për banorët e Pogradecit dhe rrethinat pranë saj.

“Ne jemi kujdesur që këto investime që në të shkuarën i linin deri tek depo, janë bërë investime që nuk e çonin ujin në çdo shtëpi. Investimet e bëra sot dërgon ujë në çdo familje. Uji është një nga shërbimet bazike që shoqëria ofron për qytetarët, por edhe atyre i kërkohet që të jenë të kujdesshëm. Kërkohet të ketë investime të konsiderueshme në këtë sektor, për t’iu përgjigjur normës prej 150 litra për çdo qytetar. Ne jemi angazhuar dhe kështu do të bëjmë në këtë kantier. Sot furnizohet me ujë çdo shtëpi jo si dikur”, tha Balluku.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?