Kronikë

Balluku inspekton punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe: Është realizuar 50% e punimeve! Para 31 gushtit hapim tunelin e 5

2 Gusht 2021, 08:17| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 13:14

  • Share

Para datës 31 gusht do të hapet loti i 5 i Unazës së Re në Tiranë. Kështu ka deklaruar ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

Në këtë segment tha Balluku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe po avancojnë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve. Ministrja ka theksuar se brenda vjeshtës synohet të lidhet edhe zona e Saukut me Maternitetin e Ri.

“Është vlerësuar hapja e segmentit, të mbikalimeve në lotin e dytë edhe ecurinë e punimeve e kemi 50%.  Në unazën e Tiranës, të gjitha pjesët që janë hapur janë definitive dhe nuk kemi asnjë plan t’i mbyllim. Devijimi i trafikut është një vendim që merr ARRSH për t’iu mundësuar ju që të punoni dhe qytetarëve që të kalojnë. Ashtu si në të gjitha projektet që janë nisur në Unazën e Tiranës, na është dashur të rishikohet projekti. Kemi bërë akomodimin e duhur sa i përket trotuareve, ndriçimit.

Të gjitha projektet brenda zonave urbane, kemi pasqyruar të gjitha kriteret. Jam shumë e kënaqur me nivelin e ecurinë dhe raportet që marr nga ARRSH për cilësinë e punimeve. Janë marrë të gjitha masat për mbledhjen e ujërave dhe cilësinë e punimeve, Që të mos kemi përmbytje në kohën e vjeshtës dhe dimrit. Kemi vënë një afat të 31 gushtit.  Para kësaj date, ne hapim tunelin e 5 dhe më pas vazhdojmë me të gjitha dorëzimet e pjesëve të tjera.

Pjesa e segmentit nga TEG-u deri te materniteti i ri të përfundojë brenda vjeshtës që të lidhim të gjitha lotet. Janë dashur ndërhyrje për 2.3 km që nuk bëhen as për 60 km. Unaza e Madhe e Tiranës do marrë një formë që të nisim procedurat për sa i përket pjesës së re, për të lidhur sheshin Shqiponja, bulevardin e ri”, u shpreh Balluku.
 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?