Erion Veliaj dhe Belinda Balluku

Balluku i del në krah Veliajt: Do e mbështes për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës

13 Shtator 2022, 08:49| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 09:24

  • Share

‘Do e mbështes Veliajn për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranë’! Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas zërave për një rivalitet të ashpër mes dy figurave politike kryesore të Partisë Socialiste.

Balluku tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ministrja nënvizoi se do e mbështesë edhe personalisht Veliajn në Tiranë, për mandatin e tretë në krye të Bashkisë. 

‘Erioni është nuni i vajzës time. Siç më konsideron ai motër edhe unë e konsideroj vëlla. Njihemi para se të ishim në politikë Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë Tiranë dhe ka mbështetjen tonë, të Partisë Socialiste edhe për mandatin tjetër. Të tjerat janë saga politike. Takohemi madje dhe fundjavave për mëngjesin bashkë. Jemi shokë të mirë dhe gjithë kjo telenovela mediatike shërben vetëm për lajme, po nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Do bëj punën  time për të ndihmuar Erionin në Tiranë, sidomos në zonën e Kombinatit ku kam kontribuar.’- u shpreh Balluku për emisionin ‘Noë’.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termet: 13/09/2022 12:07

    Znj.Balluku! Na sqaroni per pallatet qe po ndertohen tek ish fabrikat.Ne fillim do strehoemi ne qe na jane prishur pallatet apo ata qe jane toke e xanun. Si gjithmone ata kane prioritet!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 13/09/2022 10:46

    Sa bukur vlon tenxherja dhe kapaku nuk e len te derdhet fare-fare.

    Përgjigju
  • Socialist i vobekt: 13/09/2022 09:42

    Familja Adams

    Përgjigju
  • Mili: 13/09/2022 09:30

    O Eri, respekte për kontributin tënd që e dhe për Tiranën, po s'mbeti Shqipria vetëm me ty... Shpresoj të mos pensionohesh në këtë post!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?