A duhet shkrirë Bord i Transparencës? Ministrja: Nuk ndikon në rritjen e çmimin e naftës, e vendos sipas bursës

25 Gusht 2022, 12:42| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 13:23

  • Share

 

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka komentuar çmimet që vendos Bordi i Transparencës për hidrokarburet. Balluku thotë se Bordi nuk ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të karburanteve, por i vendos ato sipas bursës.

Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërsa në Shqipëri ngrihet, fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë është çmimi i produktit krudo. Ndërkohë çmimi që ne i referohemi, ka të bëjë me çmimin e produktit. I referohemi bursës PLANT.

Është shumë e lehtë për të parë se si janë çmimet sot në bursë, a janë në ulje apo në ngritje. Përsa i përket pyetjes tuaj, dhe krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri. Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve. Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.


Lajmi kryesor:

Ministrja: Do vijojmë edhe me 3 muaj kompesimin e naftës për transportin urban! Bordi s'ndikon në rritjen apo uljen e çmimeve të karburanteve


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?