Ballsh/ Shpërthen një depozitë me mbetje nafte bruto

1 Mars, 17:25| Përditesimi: 1 Mars, 20:22

  • Share

Një ish depozitë e naftës bruto e kapacitetit 10 mijë metër kub por me mbetje të naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Depozita ka qënë e repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Shkaku i rënies së zjarrit ka qënë sepse një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap duke prerë me troko dhe oksigjen ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave e naftë bruto e ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht nuk ka pasur as viktimë as të plagosur. Policia thotë se falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë e mundur fikja e flakëve të zjarrit.

Ndërkohë është hapur procedim për dy persona, A.O., 49 vjeç dhe B.R., 56 vjeç, pasi ishin duke çmontuar depozitën e naftës për skrap dhe nga pakujdesia u përhap zjarri dhe u shkaktua ndotje e ajrit.

"Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, tek ish Uzina e përpunimit të naftës, gjatë punës për çmontimin e një depozite, si pasojë e mbetjeve të naftës në depozitë është shkaktuar zjarr.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme nga shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. O., 49 vjeç, banues në Korçë, dhe B. R., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi duke punuar për çmontimin e depozitës, nga pakujdesia kanë shkaktuar zjarr dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Esji: 01/03/2024 20:41

    Do ju vrasi zoti per shkaterrimin e uzines.Per fat te keq e vuajne mjeranet qe punojne per 2 lek po ata qe e cuan per skrap nje dite do e paguajne nga zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?