Ballokume shtëpie nga zonja Albana

12 Mars, 11:50| Përditesimi: 12 Mars, 11:52

  • Share

Ballokume shtëpie

Përbërësit:

  • 500 gr gjalpë
  • 1 kg sheqer pluhur
  • 5 vezë të mëdha
  • 1 kg miell misri Ola për ballokume
  • Finjë

Përgatitja:

Fillimisht tresim gjalpin dhe e pastrojmë nga shkuma që krijon. Pasi gjalpi të ftohet derisa e duron gishti e rrahim me sheqerin e bluar për 10 minuta me robot kuzhine. Shtojmë vezët një e nga një, pasi hedhim të parën e rrahim 2 minuta derisa të përthithet plotësisht, pastaj tjetrën e kështu me rradhë. Në fund shtojmë finjën (1/2 e lëvozhgës së vezës të mbushur me finjë). Pasi të përthithet edhe finja shtojmë miellin pjesë pjesë dhe e përziejmë me spatul kuzhine. Brumin e lëmë të pushojë për rreth 30 minuta dhe më pas i japim formë ballokumeve të cilat i vendosim në një tavë me hapësirë nga njëra - tjetra. I vendosim ballokumet të piqen në furrë të parangrohur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?