'Ballkone si në kafazet e kopshtit zoologjik'/ Veliaj-PD: Fasadat pronë e Bashkisë! Bulevardi 'Zogu i I' gati para festave të nëntorit! Monumenti i mbretit do zhvendoset

13 Korrik 2020, 14:16| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 15:38

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, lidhur me denoncimin e bërë për "kafazët prej hekuri" të vendosur në ballkonet e shtëpive te Bulevardi 'Zogu i 1'. Veliaj është shprehur se pjesa më e madhe e banorëve janë treguar bashkëpunues, teksa për 1% që janë të pakënaqur, ai theksoi se fasada është pronë e Bashkisë.  "Ka ardhur koha të kemi uniformitet", tha mes të tjerave Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve.

"Me ligj fasadat janë pronë e Bashkisë së Tiranës - ti ke pronë private pjesën brenda të shtëpisë, por fasada është pronë e bashkisë. Ndaj, për sa kohë që bashkia, institucionet publike dhe 99% e banorëve bashkëpunojnë, jam i sigurt se edhe ai 1% i mbetur do jetë pjesë e këtij bashkëpunimi. Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës. Nëse Bulevardi i Ri ishte një hapësirë e pabanuar, ku çdo gjë mund të bëhej nga e para, kjo është një zonë e banuar prej vitesh, ku janë bërë improvizime - dikush një tendë, një tjetër një shtesë apo një sajesë mbi çati. Por, ka ardhur koha të kemi uniformitet, ndaj falenderoj 99% të banorëve që janë treguar bashkëpunues”, tha Veliaj.

Punimet priten të përfundojnë para festave të nëntorit, referuar deklaratës së bërë nga Veliaj, teksa mësohet se nga projekti do të preket edhe monumenti i Ahmet Zogut. “Ne do të kemi një zhvendosje, e dakordësuar kjo edhe me familjen mbretërore, të monumentit të Ahmet Zogut, në një prej shesheve që krijohen përgjatë bulevardit”, sqaroi Veliaj.

Ai e ka cilësuar këtë rrugë si hapësira më me vlerë në qytet. "Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern; do të shohin dyfishim të trotuareve, sepse duam që të ketë një rrugë shopping-u, një hapësirë ku qytetarët të kenë mundësi të pinë një kafe, të konsumojnë produkte të ndryshme, të ulen e të hanë në një restorant. Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet”, tha ai.

Ndërkaq, projekti i ri krijon edhe një lidhje mes Bulevardit “Zogu I” dhe Bulevardit të Ri, ku do zhvendosen institucionet dhe bizneset e mëdha të vendit.

“Do kemi një lidhje me Bulevardin e Ri, pasi deri dje ishin si dy hapësira me cilësi ndryshe nga njëra-tjetra. Tani cilësia është e njëjtë, ndaj nuk do të dallohet fare kur kalojmë nga pjesa e Tiranës së vjetër tek ajo e Tiranës së Re. Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar. Në gjysmën e dytë të vitit, kur do të nisë zhvillimi në zonën e Bulevardit të Ri, me zhvendosjen e zyrave, bankave, institucioneve dhe korporatave të vendit, besoj se Bulevardi “Zogu I” do të jetë një pikë takimi i shkëlqyer mes polit të Tiranës rezidenciale dhe polit të Tiranës Fin-Tech”, tha Veliaj.

Foto e sjellë nga PD, si po bëhen ballkonet e shtëpive te Bulevardi 'Zogu i Parë'

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Illi: 14/07/2020 10:39

    Cili ligj thote, që fasada eshte prone e bashkise?! Nga ana tjeter, si ne gjithe boten e civilizua nderhyrjet ne fasada nuk mund te behen thjesht me iniciativen e pronareve te apartamenteve apo dyqaneve, zyrave etj., pa lejen e bashkesise ku jeton dhe me tej edhe te njesise vendore.

    Përgjigju
  • Iris: 13/07/2020 23:50

    Ju komentuesat e meposhtem do doja te kishit te njejten vullnet dhe deshire per te hequr memorialin qe ju la Erdogani te parku I liqenit.Zogun ishte si ishte por ama ishte yni dhe beri ate qe cdo shqiptar do qe te beje por s'ka mundesi(u be mbret vetem qe te mos hiqte dore nga karrigia),dhe pavarsisht se ne fund u tregua frikacak e ia mbathi ka bere disa reforma qe perpiqeshin te modernizonin shtetin shqiptar.Po Turqia dhe Erdogani can sollen?=Xhamite pa fund bile dhe perbindeshin e Namasgjase sikur jemi ne Arabi dhe ferexhete, etj qe mbreti Zog I ndaloi.

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/07/2020 23:30

    Po sh e vërtetë,ne bashkësi,fasada është nën juridiksionin e Bashkisë,apo Komunës..Në Itali,psh,duhet me marrë leje edhe për Tenda Grila e Dritare(si dhe lyerjen e fasadës)

    Përgjigju
  • Niku: 13/07/2020 16:39

    Propozoj qe bustin e te veteshpallurit ta vendosni ne kopshtin zoollogjik te kafazi i pulave shqirake..

    Përgjigju
    • LORA: 13/07/2020 17:00

      Te merziten edhe pulat shqirake,thua ti Niku? Gjynof,per pulat dhe Kopshtin Zologjik Ai (mbret-morracaku i Burgajetit) duhet hudh ne plehrat e Sharres.

  • robi: 13/07/2020 15:56

    Ate statujen e mbretit te veteshpallur qe erdhi ne pushtet me ndihmen e serbeve, Cubrillovicit dergojeni ne Burgajet te Burrelit se nuk i takon vendi aty ku eshte se ka vrare Avni Rustemin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Riza Ceroven, e sa e sa te tjere kundershtare pas shpine.

    Përgjigju
    • Zani: 13/07/2020 18:13

      Tlumshin durt per ca ke shkrujt.

  • naltmadhnia: 13/07/2020 15:53

    Moooooosssss, na e hiqni naltmadhnine e pare se do zemerohet salihi i pare, se salihi i pare i lidhur fort me naltmadhnine e pare po ja hoqet naltmadhnine e pare dhe sidomos jataganin e naltmadhnise se pare qe e kishte shume qef qe ja ka vane salihi i pare ne monument, salihi i pare do vrase vedin me kobure prej kaucuku dhe do mallengjeje popullin shqyptar.

    Përgjigju
  • Leo: 13/07/2020 15:28

    Hiqeni qe sot ate statujen e mbretit hajdut. Mbret i lesh*t. Hajdut i pasurise se popullit. Edhe wmrin ndroja bulevardit urgjenttt

    Përgjigju
    • Samiu: 13/07/2020 16:19

      Kur ne bulevard eshte statuja e hajdutit, vrasesit te kundershtareve, dhuruesit te tokave shqiptare, uzurpatorit te vetshpallur mbret dhe qe nuk beri asgje per Shqiperine duke e braktisur ne diten me te keqe te saj, pse mos jete edhe statuja e Enver Hoxhes? Te dy diktatore dhe njerii na ben karshillik. Cfare eshte kjo padrejtesi. Te hiqet statuja e ketij tirani te urryer dhe pa asnje kontribut per vendin tone. Jo vetem kaq por per shkak te aleancave me Italinr fashiste, kur kjo pushtoi Shqipeine , greku shpalli ligjin e luftes ndaj aleatit te Italise fashiste te asaj kohe.

  • Banues: 13/07/2020 14:51

    pastrojeni ate fasaden e ministrise se drejtesise, se eshte skandal. Mbreti Zog , mbreti lesh nje halabak pa histori zhduke sa me pare andej

    Përgjigju
    • Arjani: 14/07/2020 06:33

      E ke gabim. Ahmet zogu figura me e madhe e politikes shqiptaret. U lidh me italine, amerike, angline, francen, austrine. Zogu e fuste shqiperine ne NATO ne 1955 dhe me be para grekut. Nuk ka rendesi hajdut Apo Jo rendesi kishte me kampin perendimor Apo Jo. Greku fitoi, ne na ngaterruan komunistet.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?