Sportisti Kejdi Kalaja dhe trajneri i tij

Ballkaniada e Ping Pongut/ Kejdi Kalaja kampion për U-19, paraqitje dinjitozë e Tiranës

25 Shkurt, 12:32| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:48

  • Share

Klubi i Ping Pongut të Tiranës ka arritur të paraqitet në mënyrë mjaft dinjitozë në turneun ndërkombëtar të Ilia Kareskit në Maqedoninë e Veriut. Në pjesmarrjen e 7 shteveve të Ballkanit Perendimor dhe mbi 130 sportistë, Kejdi Kalaja u shpall kampion për 19-vjeçarët në një finale dramatike dhe shumë emocionuese.

Ndër të tjera ra në sy edhe paraqitja e sportistëve të tjerë të pim pongut si Ilia Koto, Etien Qoshja, Evian Gjergji dhe Redis Kalaja. Sportistët e ping pongut të Tiranës në këtë aktivitet janë stërvitur nga mjeshtri i Sportit Jonuz Tufa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?