Skuadra e Ballkanit

Ballkani shembull për klubet në Shqipëri, kampionët fituan 8.3 milionë euro nga UEFA

22 Dhjetor 2023, 15:56| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share

Kampionët e Kosovës në futboll, Ballkani kanë fituar në dy vitet e fundit vetëm nga UEFA një shumë prej 8.3 milionë eurosh, si pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Conference League. Një sukses për klubin nga Theranda që me Ilir Dajën në stol kanë bërë historinë e futbollit edhe jashtë Kosove.

Sipas 'Football Coefficient', Ballkani FC ka fituar nga UEFA për dy vjet pjesëmarrje në Conference League shumën prej 8.3 milionë eurosh. Këtu nuk përfshihen të ardhura të tjera siç janë të drejtat televizive, sponsorizimet apo biletat.

Duket se "portokallinjtë" janë një shembull për t'u ndjekur edhe nga skuadrat e tjera shqiptare në Shqipëri, Kosovë apo edhe në Maqedoninë e Veriut. Me një investim serioz, Ballkani ia ka dalë të mposhtë edhe emra si Dinamo e Zagrebit në Evropë.

Tanimë kampionët në fuqi kërkojnë të ruajnë titullin, teksa janë duke bërë një punë të mirë dhe mbajnë kreun në kampionat. Veç të ardhurave nga UEFA, te Ballkani kanë fituar qindra mijëra euro edhe nga shitja e lojtarëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?