Futbollistët e Ballkanit dhe xhami i krisur i avionit

Ballkani pëson humbje në Europë, por rezultati kalon në plan të dytë! Avioni i ekipit kosovar bën ulje të detyruar

16 Shtator 2022, 11:18| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 11:21

  • Share

Në Conference League skuadra shqiptare e Ballkanit, pjesë e kampionatit të Kosovës, ka pësuar disfatën e parë. Në Çeki Sllavja e Pragës ia doli të fitonte me shifrat 3-2 pavarësisht se skuadra e Ilir Dajës kaloi dy herë në avantazh. Pas dy ndeshjeve të para Ballkani mbani vendin e fundit me 1 pikë, po aq sa Cluj.

Gjithsesi një një situatë që kaloi në plan të dytë aspektin sportiv ndodhi teksa skuadra e Ballkanit u nis me avion drejt Kosovës. Kjo pasi ai bëri ulje të detyruar. Sipas mediave në Kosovë, xhami ku ndodhej piloti filloi në ajër të krisej dhe bëri një ulje të detyruar sërish në kryeqytetin e Republikës së Çekisë.

Fatmirësisht asgjë nuk ka ndodhur dhe i gjithë stafi teknik, lojtarët dhe pjesëtarët e bordit të avionit mëngjesin e sotëm morën udhëtimin për në Prishtinë ku kanë mbërritur shëndoshë e mirë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?