Marc Noble 'peshkon' Ballkanin

Ballkani 'peshkon' rivalët e Partizanit dhe Dinamon e Zagrebit, mësohen grupet e Conference League

1 Shtator 2023, 15:08| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 15:13

  • Share

U hodh në Monaco shorti për fazën e grupeve të Conference League për edicionin 2023-24. 32 skuadrat finaliste të këtij turneu kanë ardhur nga një rrugë e gjatë deri në këtë fazë, me tetë grupe që përbëhen nga katër ekipe. Ndarja në vazo u bë sipas koeficientëve që çdo ekip ka në UEFA, në bazë të paraqitjeve evropiane.

Kampionët e Kosovës, Ballkani u shortuan në grupin C ku do kenë kundërshtarë emra si Dinamo Zagreb apo Astana, me kazakët që dje eliminuan kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Grupi F është më i vështirë, me ekipe si Ferencvaros, Fiorentina, Genk dhe Cukaricki që do kërkojnë kalimin e turit.

Grupet e Conference League:

Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubljana, KÍ Klaksvík
Grupi B: Gent, Maccabi Tel-Aviv, Zorya Luhansk, Breidablik
Grupi C: Dinamo Zagreb, Viktoria Plzeň, Astana, Ballkani
Grupi D: Club Brugge, Bodø/Glimt, Beşiktaş, Lugano
Grupi E: AZ, Aston Villa, Legia, Zrinjski
Grupi F: Ferencváros, Fiorentina, Genk, Čukarički
Grupi G: Frankfurt, PAOK, HJK, Aberdeen
Grupi H: Fenerbahçe, Ludogorets, Spartak Trnava, Nordsjælland

Numri i klubeve të përfshira në grupe: 32

Numri i ndeshjeve : 96

Ditët e ndeshjeve: 21 shtator 2023, 5 tetor 2023, 26 tetor 2023, 9 nëntor 2023, 30 nëntor 2023, 14 dhjetor 2023

Orari i fillimit të ndeshjeve: 16:30, 18:45 ose 21:00

Finalja e këtij eventi do zhvillohet në Athinë, në stadiumin "Shën Sofia" në 29 maj 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?