Mblidhen në Tiranë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të rajonit në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor- me BE-në.
Ministri i Financave Ervin Mete mbajti fjalën e tij teksa theksoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA).
“Integrimi në SEPA përfitime të mëdha ekonomike për rajonin. SEPA, mundësi unike për të ulur kostot e tregtisë dhe të pagesave brenda rajonit dhe me BE”, tha Mete.
Mete shtoi se BE është partner më i madh tregtar për vendet e rajonit si dhe burimi më i madh i investimeve të huaja.
“Bashkimi Europian partneri më i madh tregtar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Mbi 70 për qind e eksporteve nga Ballkani Perëndimor shkojnë në vendet anëtare të BE-së BE, burimi më i madh i investimeve të huaja direkte në rajon”, shtoi ministri.
Nga ana tjetër, ministri vlerësoi se përfshirja në sistemin SEPA të pagesave do të krijonte mundësinë që emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre të kursenin më tepër.
“Me përfshirjen në SEPA emigrantët shqiptarë dhe familjet e tyre do të kursejnë ndjeshëm. SEPA do të rrisë konkurrencën e bizneseve dhe mundësitë e tyre për tregtinë ndërkombëtare”, vijon Mete.
Sistemi SEPA sipas Metes do të nxis tregtinë elektronike dhe do të krijoë akses në sisteme moderne pagesash efikase.
G.K//ReportTv.al“Pjesëmarrja në SEPA përshtatet me strategjinë tonë për të nxitur tregtinë elektronike. Tregu e-commerce ka pësuar rritje të konsiderueshme vitet e fundit. SEPA na jep akses në sisteme moderne pagesash më efikase dhe më të sigurta. Investitorët do të kenë besim më të madh në stabilitetin dhe efikasitetin e sistemit tonë financiar. Shqipëria është e përgatitur në përmbushjen e legjislacionit bazë të BE-së për transaksionet e SEPA-s”, u shpreh ministri Mete.