Ballkani i Hapur, Xhafaj në ‘5 pyetjet’: Kosova të ulet në negociata pa dorashka, këmbëngulja e Kurtit e padrejtë

13 Qershor 2022, 22:23| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:44

  • Share

TIRANË- Për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, Kosova duhet të ulet në tryezën e negociatave të Ballkanit të Hapur. Ky është qëndrimi i deputeti socialist Etjen Xhafaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, teksa thekson se kryeministri Albin Kurti po këmbëngul që s’do të bëhet pjesë pa asnjë argument.

Xhafaj thotë se qëndrimi i Kosovës nuk duhet të jetë absolut për të mos u bërë pjesë, por të paraqesë disa kushte për t’u ulur në tryezë dhe të diskutojë pa dorashka, e në fund nëse nuk i pëlqejnë kushtet është e lirë të thotë jo.

“Nismë e hapur, të hapur për të diskutuar dhe të mos pranuar nëse kushte do jenë në kurriz të qytetarëve të çdo vendi. Kokëfortësia është e padrejtë, se mund të kërkojë një gjë apo dy apo tre për të vajtur në Ballkani e Hapur por ne e kemi negociatat në kushte absolute jo dhe jo, pa asnjë argument. Duhet të kemi një diskutim pa doreza të diskutojë hapat që do fillonin normalizimin. SHBA dhe BE kanë si kërkesë primare riuljen në tryezë për të negociuar, kjo është një mënyrë për të negociuar. Nëse nuk arrihen synimet, është e lirë të thotë jo, do negocioj për këto dy gjëra”, tha Xhafja në Report Tv.

I pyetur nëse Ballkani i Hapur po izolon Kosovën, Xhafja thotë se nuk është ky synimi i nismës, por qëllimi i vërtetë i saj është të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një derë e hapur për Kosovën.  

“Jo s’ka synim për të izoluar Kosovën, nuk do kishte më shumë se 120 marrëveshje në fuqi mes dy vendeve, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria ka qenë dhe do jetë gjithmonë, një derë e hapur për Kosovën. Ky rajon duhet të zhvillohet sëbashku dhe të bëhet pjesë në BE të gjithë. Disa nga gjërat që s’po i zgjidhim ti marrim në duart tona dhe të provojmë të ecim përpara. Ka sjell benefit për Shqipërinë, për shqiptarët Maqedonisë. Kalimi i kufijve është rritur numri i vizitorëve nga seria në kohë pandemi që ka qenë kriza më e madhe me 110%. Ne kemi nevojë që të përgatitemi që tani. Nëse ky është synimi i të gjithë vendeve të Ballkanit. Nisma e Ballkanit duhet të na vërë të gjithëve në pozita të barabarta sa i përket shkëmbimit. Ata aktorë rajonal që janë më të disavantazhuarit, Kosova, e cila ka varësinë më të madh e nga importet serbe, duhet të jenë në atë tryezë që të ulet niveli i presionet”, u shpreh Xhafaj.

Më 8 qershor në Ohër u mbajt samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ndërsa pjesë morën edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si edhe Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija. Në takim nuk mori pjesë vetëm Kosova.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?