Moment nga ndeshja Ballkani-CFR Cluj

Ballkani ëndërron deri në fund, goli i rumunëve në shtesë i heq fitoren nga duart në Conference League

9 Shtator 2022, 10:31| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 15:02

  • Share

Në Conference League, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë, Ballkani i Kosovës i drejtuar nga Ilir Daja, ka barazuar 1-1 kundër rumunëve të Cluj.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kaluan të parët në avantazh vendasit, duke gëzuar pafund tifozët dhe duke menduar se 3 pikët nuk ishin vetëm një ëndërr. Gjithsesi golit të Thaçit rumunët iu përgjigjën në minutën e 91 duke barazuar me Matias.

Ballkani në grupin G përveç CFR Cluj gjendet edhe me Slavia Pragës dhe Sivaspor.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?