Ballkani drejt BE-së, pesë vende me negociata të hapura! Mali i Zi drejt finish-it, Turqia 17 vjet pritje

20 Korrik 2022, 17:15| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 17:20

  • Share

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt familjes Europiane. Kohëzgjatja deri në finishin e kësaj rruge të gjatë është tërësisht në duart dhe vullnetin e udhëheqësve të vendeve respektive për të plotësuar standardet e kërkuara nga BE. Se sa vite do t’u duhen këtyre dy vendeve deri në anëtarësim, nuk mund të parashikohet, por mbetet në varësi të kohës që u duhet vendeve të adaptojnë ligjet e BE, në bazë të 35 kapitujve që prekin të gjitha sferat e jetës. Disa vende si Serbia, Turqia dhe Mali i Zi kanë vite të tëra që presin finalizimi ne bisedimeve, pa pasur ende një datë se kur bëjhen pjesë e unionit.

Turqia është duke negociuar pranimin e saj në Bashkimin Evropian që prej 3 tetorit 2005. Progresi ishte i ngadaltë, dhe nga 35 kapitujt e nevojshëm për të përfunduar procesin e pranimit, vetëm 16 janë hapur deri në maj 2016. Që nga viti 2016 negociatat e pranimit kanë ngecur. BE ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe deficite në sundimin e ligjit.  Në vitin 2017, zyrtarët e BE u shprehën se politikat e planifikuara turke shkelin kriteret e Kopenhagës të pranueshmërisë për një anëtarësim në BE, çka solli dhe pezullim të negociatave.

Serbia është një model tjetër i rrugëtimit të gjatë drejt Bashkimit Europian. Beogradi ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE më 29 prill 2008, në Luksemburg, ndërsa negociatat për anëtarësimin filluan më 21 janar 2014. Ndër fushat, për të cilat Brukseli ka kërkuar reforma, janë ajo e të drejtave themelore të njeriut, drejtësisë, lirisë, sigurisë dhe sidomos fusha e ambientit, ku distanca me vendet e tjera evropiane është e konsiderueshme. Një nga çështjet më të ndjeshme të udhëtimit të Beogradit drejt anëtarësimit është dhe njohja e Kosovës, çka ka sjellë dhe ngecje të ecurisë, e madje edhe hapa pas, në këndvështrimin e ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi.

Së fundmi Mali i Zi. Bisedimet e anëtarësimit me Malin e Zi filluan më 29 qershor 2012. Me 32 kapituj të hapur, vendi gëzon një mbështetje të gjerë midis zyrtarëve të anëtarëve të BE-së, dhe pranimi i vendit në BE konsiderohet i mundur deri në vitin 2025, duke parë ecurinë pozitive të punës së bërë nga zyrtarët e Malit të zi.

Në historinë e Bashkimit Europian, më së shpejti këtë proces e kanë kaluar në vetëm 3 vjet që nga nisja e bisedimeve dhe kjo është një dëshmi e pakontestueshme se fati i anëtarësimit ne BE tashmë është në dorë të vullnetit të udhëheqjes politike të vendit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd-zh: 21/07/2022 11:56

    Une them se Serbia,Mali i Zi dhe Maqedonia do te futen ne BE ne 2025-2027,ndersa Shqiperia ,Kosova dhe Bosnja ,besoj nga 2034-36 nese nuk bejme hapa mbrapa si Turqia.Nese do te bejme kete gabim ,te "shpresojme" shekullin tjeter.

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2022 03:01

    Progresi i Turqise ne plotesimin e kapitujve ishte i ngadalte,por ama ecte.Ne 2016 gjithecka shkon ne nje /halt/.Gjejeni kujt figure i duhet qe Turqia t'i jete <<mirenjohese>> per kete ngecje ne/ vend numero/ dhe kete kthim mbrapa ne te gjitha drejtimet????

    Përgjigju
  • Koha e Vjeter: 20/07/2022 20:19

    Në 1967 erdh Gjermania perendimore i tha PPSH (Enverit) hajde I tju fusim në BE (pra shume perpara Turkut) ndaj Turqia do bëhet komunizem prandaj jo 17 por 37 vjet mbetet jashtë se Erdogan nuk i mban kot mustaqet por tregon që Turkiye nuk do futet me në BE!

    Përgjigju
  • Taqi: 20/07/2022 19:18

    Shqiperia i ka te gjitha mundesite te anetaresohet brenda viteve 2025-2027

    Përgjigju
  • 3 plus 3 pritje: 20/07/2022 18:58

    Futen 3 në 2025 - Serbia - Albania - Montenegro dhe mbetet 3shja tjeter Bosnia-Kosova-N.Macedonia ose ndodh skenari futen të 6-ta në 2025-2026

    Përgjigju
    • Qanbgo: 20/07/2022 21:49

      Une mendoj se Malizi, shqiperia, Maqedonia dhe serbia nese e njeh kosoven do hyne 4 bashke. Por kosova dhe bosnja shume mbrapa jane sjane as vende kandidat akoma.

    • Hyjne dy: 20/07/2022 20:25

      Thuhet që do hyje fillimisht Mali Zi dhe shqipëria pasi Serbia nuk hyn pa njohje ose futen të 6 vendet e Ballkanit njëherazi!

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?