Ballkani do kalimin e grupeve, sot pret me stadiumin plot turqit e Sivaspor! Trajneri Daja: Do jetë më e vështirë se fitorja e parë

13 Tetor 2022, 11:35| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 14:54

  • Share

Skuadra e vetme shqiptare në Europë, Ballkani i Kosovës, do të luajë sonte një sfidë delikatë për xhiron e katërt të fazës së grupeve në Conference League kundër Sivasporit. Të besuarit e Ilir Dajës do futen në fushë me qëllimin e njëjtë si një javë më parë kur arritën të shkruanin historinë dhe të merrnin një fitore 3-4 në Turqi.

Të katër skuadrat në grup, bashkë me Sllavia Pragën dhe CFR Cluj janë me në kuotën e katër pikëve, ndaj stadium ‘Fadil Vokrri’ në mbrëmjen e sotme do jenë në kapacitetin maksimal. Mbi 13 mijë e 500 bileta janë shitur për ndeshjen.

“Mbushja e stadiumit rrit pritshmërinë që kanë tifozët jo vetëm në stadium, por edhe ata që na ndjekin nëpërmjet televizorit. Përgjegjësia tani për ne është edhe më e madhe. Presim që do jetë një ndeshje akomë më e vështirë se e para edhe për faktin se vijnë nga një fitore në kampionatin vendas,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

“Unë shpresoj që ta nënvlerësojnë në ndeshjet në vazhdim sepse është në të mirën tonë. Na kanë nënvlerësuar edhe ndeshjet e kaluara, por kemi parë se jemi shumë të afërt me ta, por në disa raste edhe më të mirë,”-tha Qëndrim Zyba, futbollist i Ballkanit.

Sa i përket trajnerit Daja ai refuzoi që ti përgjigjej pyetjes në lidhje me afrimin te kombëtarja shqiptare, ndërsa ndeshja Ballkani-Sivaspor do të nisë nga ora 21:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?