Ivan Balliu ka fituar Derbin e shqiptarëve ndaj Myrto Uzunit në La Liga. Ekip i mbrojtësit Balliu Rayo Vallecano ka fituar 2-0 ndaj Granadas ku aktivizohet Uzuni. Sulmuesi vjet u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e dytë por në dy ndeshjet e para në La Liga ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.
Granada e rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll I ka humbur dy ndeshjet e para ndaj dy skuadrave të Madridit , Atletico-s dhe Rayo-s. Ndryshe mund të flitet për ekipin e Balliut Vallecanon-n që I ka fituar dy sfidat e para dhe ka 6 pikë të plota.
Të dy futbollistët si Uzuni ashtu edhe Balliu pritet të jenë të grumbulluar nga trajneri I Kombëtares Sylvinho për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit ndaj Çekisë e Polonisë
*Përgatiti Andi Kapxhiu