Balla zbulon pse Berisha sulmon
ish-kryeministrin rumun Ponta

2 Nëntor 2017, 15:42| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare ka replikuar me deputetin e PD-së, Sali Berisha në lidhje akuzat e këtij të fundit ndaj ish-kryeministrit të Rumanisë, Viktor Ponta.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se për fat të keq një ish-kryeministër apo një ish- ministër i Jashtëm përdorin emrat e autoriteteve të vendeve të tjera për hesape të baltës së tyre brenda Shqipërisë.

“Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish-kryeministrin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë që të ishte kryeministër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeministër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën.

Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njëjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë të njëjtën gjë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të gjitha autoritetet kosovare”, theksoi Balla.

Gjithashtu, Balla i bëri thirrje Berishës të heqë dorë nga sulmet e ulta personale përkundrejt të gjithë atyre që bëjnë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe Kosovën.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?