Balla uron 32-vjetorin e Partisë Socialiste: Forca politike më e madhe në vend.

12 Qershor 2023, 10:32| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 10:33

  • Share

1686558779_Capture.JPG

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka uruar sot 32-vjetorin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si forca politike më e madhe në vend.

Balla është shprehur se PS ka qenë gjithnjë në anën e duhur të historisë për të krijuar një shtet me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shqiptar.

“Gëzuar ditëlindjen e 32-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, forca kryesore që spikat në përpjekjen dhe orientimin pro-europeist për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Partia Socialiste në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet në anën e duhur të historisë së Shqipërisë, për një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.

Urime të gjithë anëtarëve, patronazhistëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste”.


Lajmi kryesor:

32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?