Tauland Balla

Balla: Gjyqi i Bollinos theu një tabu! Fitoi gazetari i lirë kundër politikanit

14 Prill 2018, 08:06| Përditesimi: 14 Prill 2018, 11:17

  • Share

Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PS me një reagim në Facebook ka përgëzuar vendimin e gjykatës në çështjen e fituar mes gazetarit Carlo Bollino dhe deputetit Sali Berisha. Fitoren historike ndaj ish-presidentit Berisha, Balla e ka konsideruar një thyrje tabuje dhe një hap para për gazetarinë e lirë.
 

Përshëndes vendimin e Gjykatës sot në çështjen mes gazetarit Carlo Bollino dhe deputetit Sali Berisha, duke e dënuar deputetin për shpifje. U thye një tabu! Nuk ishte një çështje mes dy politikanësh. Por nje fitore e një gazetari të lirë kundër politikanit më gojëprishur në këto 27 vite. Sot është një ditë kur të gjithë gazetarët e lirë duhet të ndihen fitimtarë.

Si kudo, sot në Shqipëri gazetaria e lirë ka ende vështirësi, ka edhe raste përplasjesh, por periudha kur gazetarët kërcënoheshin, u vendoseshin gjoba, kur futeshin në burg, kur selive të gazetave u vihej flaka apo kur gazetarët qëlloheshin me armë nga ushtarët e gardës ka marrë fund një herë e përgjithmonë.
Sali Berisha dënohet për herë të parë dhe këtë betejë e fitoi një gazetar i lirë. Ky është një ogur i mirë!

Taulant Balla


(Postimi i Taulant Ballës në Facebook)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?