Balla u kërkoi drejtuesve të policisë të shtyjnë lejet, Kryesindikalisti: Dakord, por të paguhen orët suplemtentare! Do monitorojmë

21 Korrik 2023, 15:02| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 15:14

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të lartë të policisë dhe atyre lokalë të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht. Kjo është praktikë e ndjekur ndër vite. Policia e shtetit në sezonin turistik anulon lejet e zakonshme kryesisht për atë polici që duhet të mbulojnë territorin e të gjithë bregdetit shqiptar në lidhje me sigurinë e pushuesve gjatë kësaj periudhe.

Punonjësit e policisë e kanë në ligj që ti përgjigjen në çdo kohë urdhrave, por Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” tërheq vëmendjen tek shqetësimi i vërtetë.

A do të paguhen punonjësit e policisë për këto orë suplementare. Nga përvoja ndër vite policët nuk i marrin këto orë suplementare.

 “Ka një nonsense. Punonjësit e policisë po punojnë me orar të tejzgjatur system 12 orësh. Kontrata kolektive dhe aktet e tjera në fuqi e kanë si rregull që brenda dy muajve në mbarim të sezonit duhet tu jepet leja dhe në pamundësi i jepet pagesë shtesë. Madje pagesa dhe pushimet jepen me 20 % shtesë. Por çfarë ndodh praktikisht? Punonjësit e policisë jo vetëm nuk e marrin atë mbikohë pune por nuk i paguajnë as nuk jepen sipas akteve në fuqi" thotë Fishta.

Për gazetarin Nertil Agalliu Fishta thotë se do të monitorohet situate.

“Ne do i monitorojmë dhe në kuadër të zbatimit të kontratës kolektive dhe aktet e përfshirë në të. Do të vlerësojmë dhe ankesat dhe procedurat deri në përfitimin e dhënies”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?