Balla takon zv/Presidentin e senatit
italian,ftesë për rritjen e investimeve

30 Tetor 2014, 21:14| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti pasditen e sotme në një takim Zëvëndespresidentin e Senatit Italian, Bruno Mancuso i shoqëruar nga deputeti Mariano Fabiano.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, Taulant Balla e njohu senatorin Mancuso me klimën e re të të bërit biznes në Shqipëri si dhe me reformat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të thithjes së investimeve dhe lehtësimit të sipërmarrjeve nga procedurat burokratike. Balla theksoi se "Italia mbetet gjthmonë partneri ynë kryesor në të gjitha fushat.”

"Ka një grup parlament-qeveri, i ngritur nga Kryeministri për të ndihmuar këtë bashkëpunimi duke lehtësuar burokracitë. Ne duam të shpëtojmë procedurat që mos të krijohen pengesa dhe vonesa. Grupe të njëjta janë ngritur edhe për investimet italiane, gjermane, greke dhe turke, pasi në Shqipëri investimet më të mëdha vijnë nga qeveritë dhe sipërmarrjet e këtyre vendeve. Qëllimi ynë është intesnsifikimi i marrëdhënieve për të pasur një bashkëpunim më të ngushte." tha Balla

Nga ana e tij zëvendëspresidenti i Senatit Italian Bruno Mancuso tha se "për shkak të raporteve të vjetra që kemi, miqësisë së vjetër mes dy vendeve dhe popujve jemi të nderuar që mund të kemi këtë lloj bashkëpunimi që ju sapo na i përshkruat.”

“Ne do të bëjmë gjithçka e rolin tonë për të favorizuar investimet Italiane në Shqipëri sepse kjo është në të mirë të të dy vendeve. Është më shumë interes që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat, në universitete, dhomat e tregtisë, turizëm etj." u shpreh Mancuso
 
Balla e njohu gjithashtu senatorin Mancuso me ecurinë e deritanishme të reformave të ndërmarra nga Qeveria dhe Parlamenti në kuadër të reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?