Taulant Balla dhe raporteren për Shqipërinë në PE

Balla takim me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos

7 Dhjetor 2022, 22:23| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 22:26

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po mer pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, i cili po zhvillohet në Vjenë, Austri.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Balla  ka zhvilluar një takim me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos.

Përmes një postimi në Twitter raporterja Santos shkruan: “Pasi diskutova për projektin e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në PE për uljen e vlerës së faturave të paguara nga europianët, pata kënaqësinë të takoj mikun tim, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla.

“Në Vjenë, pasi diskutova për projektin S&D për uljen e vlerës së faturave të paguara nga evropianët, pata kënaqësinë të takoj mikun tim @taulantballa, kreun e grupit socialist në Kuvendin e Shqipërisë.”- shkroi ajo.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?