Balla takim me eurodeputetin Manolis Kefalogiannis: Muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë

19 Qershor 2023, 19:21
  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Manolis Kefalogiannis, Anëtar i Parlamentit Europian.

Balla ka vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe ka theksuar se muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Anëtarin e Parlamentit Europian Manolis Kefalogiannis, me të cilin bashkë-drejtojmë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Muajin e ardhshëm ky Komitet do të mblidhet në Tiranë. Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?