Balla me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite

Balla takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Folëm mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

6 Tetor 2023, 12:02| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 12:04

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ka qenë vetë Balla që ka ndarë disa foto krah ambasadorit ndërsa zbardh edhe diskutimet.

Ministri Balla thotë se në fokus të takimit ka qenë forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike, për të cilën Balla paralajmëroi një ditë më parë se do të ngrihet një Forcë Kombëtare.

“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?