Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin

23 Prill, 14:59| Përditesimi: 23 Prill, 15:05

  • Share

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin me Akademinë e Sigurisë dhe rritjen e shkëmbimeve të studentëve.

“Një bashkëpunim i rëndësishëm mes dy policive ishte dhe ajo mes akademive, kur studentët shqiptarë të Akademisë së Sigurisë do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë e Policisë së Abu Dabit, duke marrë eksperiencën më të mirë për krimin kibernetik, krimin e organizuar dhe pastrimit të parave”, tha Balla.

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave në luftën kundër krimeve kibernetike, pastrimit të parave dhe te gjitha tipologjitë e krimeve përfshirën luftën kundër narkotikëve ishin në fokus të takimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?