Taulant Balla

Balla nga Patosi: Shqipëria është goditur si çdo vend tjetër në Evropë nga inflacioni i luftës! Do veprojmë njëlloj si me tërmetin e pandeminë

9 Tetor 2022, 17:55| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 17:57

  • Share

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla pas mbledhjes së  Asamblesë Socialiste të Bashkisë së Patosit ka theksuar se bashkitë në vend sot janë në një moment aspekt të lehtë për shkak të Inflacionit të Luftës.

Por siç nënvizon Balla me punë do të përballohen të gjitha ashtu siç u veprua në përballjen me dëmet katastrofike të tërmetit dhe më pas me pandeminë e Covid-19.

E rëndësishme nënvizon Balla është t’u qëndrojmë sa më pranë njerëzve.

“Shqipëria është goditur si çdo vend tjetër në Europë dhe mbarë globin nga Infalcioni Luftēs. Ky është një moment aspak i lehtë, që duhet të përballohet nga të gjithë bashkë, njësoj siç vepruam në përballjen me dëmet katastrofike të tërmetit dhe më pas me pandeminë e Covid-19. Po përballemi me një moment tepër të vështirë të shkaktuar nga Infalcioni Luftēs, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo luftë e tretë, shumë më e vështirë”, shkruan Balla.

PATOS Shqipëria është goditur si çdo vend tjetër në Europë dhe mbarë globin nga #INFLACIONI????LUFTËS. Ky është një moment aspak i lehtë, qe duhet te perballohet nga të gjithë bashkë, njësoj siç vepruam në përballjen me dëmet katastrofike të tërmetit dhe më pas me pandeminë e Covid-19. Po përballemi me një moment tepër të vështirë të shkaktuar nga #INFLACIONI????LUFTËS, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo luftë e tretë, shumë më e vështirë.- shkroi Balla.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?