Balla nga Lushnja: Me këtë trend, do të arrijmë të kemi 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022

5 Nëntor 2022, 10:40| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 16:01

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët në Lushnje. Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria me këtë trend rritje do të arrijë në 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022.

“Me 50 mijë ton më shumë eksporte e mbyllim 9 mujorin ose 57 mln euro eksporte, është një nga rritjet më të  madhja në krahasim me vitet e kaluara dhe falenderoj bujqit sepse janë ata që kanë prodhuar gjithë këtë prodhim por nuk e fsheh as falenderimin për grumbulluesit, të cilët janë një instrument i domosdoshëm ekonomik i rritjeve së eksporteve shqiptare. Me këtë trend jam i sigurt që do të arrijmë të kemi 510 miliard lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022 dhe mendoj që është dhe kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare. Edhe pse ne shkurt kur filloi lufta të gjithë skeptikët nisën të na kritikojnë apo paragjykojnë apo të japin edhe skenarë ogurzi përsa i përket ekonomisë bujqësore shqiptare”, tha Balla.

Sipas Ballës, prej 24 shkurtit Europa është në luftë, Shqipëria është në luftë dhe efektet e kësaj lufte kanë prekur të ardhurat e çdo familje shqiptare.

"Unë dua t’ju them se sikurse bëmë me tërmetin, me pandeminê qeveria do vazhdojë t’i gjendet pranë të gjithëve, çdo familjeje shqiptare dhe ne do vijojmë të subvencionojmë energjinë elektrike, ku sot qeveria paguan 80%të faturës së energjisë dhe ne do vazhdojmë të bëjmë këtë sepse çdo luftë fitohet duke qenë të bashkuar”, deklaroi Balla.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët: Krijojmë Kombinatin, që të mos hidhni produktet! Do ngremë edhe një pikë doganore! Brenda pak javësh ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë Lushnjën


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?