Balla nga Elbasani: Reforma zgjedhore sukses! I kemi mundësitë ta kalojmë në Kuvend! Meta president mistrec dhe hileqar

23 Tetor 2020, 13:08| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 13:23

  • Share

ELBASAN- Mazhoranca është e bindur se i ka votat për ta kaluar në Kuvend, ligjIn për ndryshimet në kodin Zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta e ktheu atë.

"Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhe edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti", tha Balla nga Elbasani. 

Bala u ka kthyer përgjigje dhe akuzave për inceneratorët e Elbasanit.

"Në Elbasan përgjigjen e japin banorët. Të gjithë e mbajnë mend fushën e plehrave në Elbasan kryesorja për sëmundje kanceroze. Nëse dikur Elbasani mbulohej nga tymi i fushës plehrave sot situata është krejt e kundert. Lulzim Basha i premtoi Elbasanit se do ta zgjidhte problemin e ndotjes ne 2009 dhe asgjë nuk beri . Jam krenar që të them se ne i dhamë zgjidhje ndotjes. Ndërkohë ata të tjerët përpiqen të bëjnë pis një transformim që flet vete.

E përshëndesni hetimet e SPAK për incenerator? Unë besoj të hetimet e pavarura. Shpesh i kam iniciar vetë. Drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj të pavarur. Gjykimin do ta bëjnë vetë qytetarët më 25 prill. Mbetjet trajtohen me një impiant me teknologji të lartë

Rama dhe Ahmetaj duket se janë tërhequr nga çështja e inceneratorëve?  Unë nuk mendoj si ju. Për pak edhe Fieri dhe Tirana janë në një proces të rëndësishëm për impiantet', tha Balla.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?