Taulant Balla, Gledian Llataj dhe pronari i një biznesi të vogël

Balla në Elbasan takim me pronarët e bizneseve të vogla: 77% e tyre nuk paguajnë tatim fitimi

8 Janar 2021, 12:13| Përditesimi: 8 Janar 2021, 12:21

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë Gledian Llataj, zhvilluan në qytetin e Elbasanit takime me pronarët e bizneseve të vogla.

Balla, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka postuar se shiu nuk bëhet pengesë për një takim me banorët e vetëpunësuar në sipërmarrje të vogla, të cilët shërbejnë çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar, 77% e bizneseve të vogla nuk paguajnë tatim fitimi, 14 % e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 5% dhe vetëm 9% e bizneseve paguajnë tatim fitimi prej 15 %.

Ai në fund të postimit ka bërë edhe një konstatim, përmes krahasimit me 2013 pasi bizneset e vogla kanë qenë subjekt tatim 10%.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?