Sali Berisha dhe Taulant Balla

Balla për drejtësinë e re: Sali Berisha shkon në burg, nëse dosja e privatizimit të sport klub Partizanit ndiqe deri në fund

29 Dhjetor 2020, 22:47| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 07:23

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla vlerëson si premtuese punën e deritanishme të SPAK, duke thënë se numri i gjyqtarëve është i mjaftueshëm për të çuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit.

“Besoj se rezultatet e para, fillimi është tejet i mirë dhe shumë premtues për krijimin e një track recorder solid me raste politikanësh, gjyqtarësh, prokurorësh të korruptuar të cilët duhet të përballen me drejtësinë. Numri i gjyqtarëve është i mjaftueshëm për tu përballur me çështje për të cilat hyjnë nën juridiksionin e tyre. Përveç 10 prokurorëve të Spak-ut, Shqipëria ka dhe 350 prokurorë të tjerë të ndarë sipas rretheve. Në këtë këndvështirm numri është i mjaftueshëm për të cuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit”, tha Balla në  një intervistë në Emisionin Përballë në Rtsh.

Teksa tha se nujerëzit duhet të besojnë te drejtësia e re, ai shtoi se ajo do të çojë pas hekurave ish liderin demokrat Sali Berisha. Për këtë shtoi se nëse dosjes penale të privatizimit të sport klub Partizanit do t’i shkohet deri në fund Berisha shkon në burg.

“Ka mjaft çështje nga prokuroria speciale antikorrupsion Spak, ka akuza të ngritura dhe procedime në gjyqësor të më shumë se 60 rasteve të cilat unë shpresoj që të ecin përpara. Ka kallëzime të reja dhe regjistrime procedimesh penale të reja për akte të rënda korruptive dhe mqs jam personi që kam bërë kallëzim për rastin e klubit sportiv Partizani, privatizimin e tij në mënyrë krejt të paligjshme.

Këto janë cështje të cilat unë besoj reforma në drejtësi ka prodhuar një institucion të besueshëm sikurse Spak. Nëse dosjes penale të privatizimit të sport klub Partizanit do t’i shkohet deri në fund Sali Berisha shkon në burg. A donit një rast? Unë nuk I njoh dosjet e tjera po atë e njoh shumë mirë sepse jam vet personi që e kam ndjekur këtu e 10 vite.

Sikurse rrallë ndodh në Shqipëri por unë nuk jam tërhequr nuk jam dorëzuar dhe kam vendosur që atë që kam thënë dhe nuk e kam bërë për politikë por e kam thënë me bindje se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia dhe sot me drejtësinë e re besoj se ajo çështje do të shkojë deri në fund”, theksoi Balla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • loni: 30/12/2020 18:13

    SALIU do varur per llape,, more pse beni debat kot....

    Përgjigju
  • Kaleshi: 30/12/2020 11:47

    Toni ti qeke më pall se salmut bershurra.

    Përgjigju
  • Βilbil braholli: 30/12/2020 11:46

    30 akuzoni njeri tjetrin dhe drejtesia e koruptuar deri ne palce me ju kriminela politican te kombit shqiptar anti shqiptar jeni te gjithe

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/12/2020 09:29

    Te vrare ne keto 30 vjet? E c'jane 3 apo 4 mije te vrare.ca "kokepalare "qe nuk bejne fare.po rraca karaxhic e metakokemut po.keta kane vlere.nje kerkese kam:-i kerkoni publikisht saliut te beje adn te dime si the veme mbiemrin

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/12/2020 09:25

    I dashur zoti Balla sekretar i pare i kq pssh.nuk keni cti beni fare sali karaxhicit.se pari se nuk doni,gjithecka per shaka.se dyti,kontributi i saliut per cia,eshte i madh.asnjehere kjo e fundit nuk i ka shitur sherbetoret e saj. Aq me teper udb,e cila vuri ne dispozicion te cias sali karaxhicin.shume ,shume do te dale ne pension patriotik dhe do te gezoje te mirat materiale e monetarie te vena me djersen e b..es

    Përgjigju
  • Ilir: 30/12/2020 04:17

    Futja kot,o Balle.Ju nuk e çoni dot Saliun para drejtesise per vrajse,po e çoni per karamele.Vazhdoni demagogjine,se mire e beni.Besoj,do ta shihni me 25 prill,se mjaft më.Edhe ju,premtime,premtime,por shtet ligjor nuk bete kurre.

    Përgjigju
  • ymeri: 30/12/2020 00:32

    PO per gerdecin,,,4 te vraret ne bulevard,,,shitjen e detit tek greket,,vjedhjen e parave te rruges durres --kukes ,,sa mund te denohet krimineli sali...

    Përgjigju
    • Toni: 30/12/2020 09:43

      Ymero, ti qenke me palle se Balla...!

  • Arbëri: 29/12/2020 23:06

    Po ti ke denoncuar, e pse tani del dhe bëhesh edhe prokuroria edhe gjykata , me fjal tjera ti je penduar apo jo o Balla...???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?