Politikë

Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë

20 Shtator 2021, 10:54| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 15:13

  • Share

TIRANË-  Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.

Për të bërë këtë, mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për Reformat e rëndësishme si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, do e bëjnë me popullin.

Mbledhja e sotme është thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?