Balla: Je babai i korrupsionit
Berisha:Fëmijët e mi të pastë

15 Mars 2012, 16:00| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Në interpelancën e kërkuar me kryeministrin Berisha për platformën kundër korrupsionit, deputeti socialist Taulnat Balla shkëmbeu replika me kreun e qeverisë. Sipas tij, shpërthimi në Gërdec është simbol i korrupsionit qeverisës.
“Sot është 4 vjetori i Gërdecit. Më lejoni tu them disa fjalë që lidhen me këtë krim shtetëror. Sot bëhen 4 vite që nga dita kur trafiku shtetëror i armëve dhe municioneve zhduku nga harta një fshat të tërë, vrau 26 shqiptarë, la jeton fëmijë dhe shkatërroi banesa. Nuk ka njeri dyshim se krimi ka për autor familjen që organizoi trafikun. Këta që bënë ligje për trafikun, këta që jepnin urdhra me telefon e me shkrim, këta që vendosnin njerëzit e tyre në pikat e kontrollit. Para dy ditësh Gërdeci shpërtheu sërish”, u shpreh Balla. Sipas tij, vendimi i gjykatës ishte një tjetër goditje për besimin e shqiptarëve.

Pas ndërhyrjes së kryeparlamentares Topalli për të folur vetëm për cështjen për të cilën kishte kërkuar interpelancën Balla iu referua programit qeverisës për korrupsionin. “Të vetmet strategji që miratuat e latë në harresë. Strategjia bashkë me 36 strategji të tjera ndër sektoriale përbëjnë ato strategji që nuk dihet se ku fshihen. Strategjia nuk ka afate, indikatore, nuk identifikon sektorët problematike. E vetmja që mund të mbahet mend nga strategjia juaj janë dy numra telefoni që keni në internet dhe që nuk përgjigjet njeri”, tha Balla.

REAGON KRYEMINISTRI
Sipas kryeministrit, d në vizionin e qeverisë korrupsioni përbën nënën e gjitha të këqiave me të cilat përballet shoqëria.
 “Përbën atë që quhet Matrix dhe lufta ndaj saj është beteja më jetike për suksesin e të gjitha reformave. Në këtë kontekst në programin e parë të saj, qeveria që unë drejtoj ka mbajtur dhe mban në epiqendër të përpjekjeve të saj luftën ndaj këtij faktori që kurrë nuk mund të çrrenjoset por siç fakton rasti i Shqipërisë mund të luftohet me eficencë të pamohueshme", tha ai.

Berisha tha se në tetë vite Shqipëria kishte marrë 38 milion dollarë investime të huaja. “Le tu referohemi fakteve. Ato dëshmonin se në Shqipëri 75% e të gjitha prokurimeve ishin direkte. Pra le tu referohemi fakteve. Asnjë i dënuar nga drejtësia. Kjo ishte situata se si erdhëm ne në pushtet dhe e shndërruam në kalë beteje kryesore. Për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe kudo në botë ka dy drejtime themelore. Reformat gjithëpërfshirëse që kanë synim vendimtar rritjen e transparencës dhe së dyti penalizmin e korrupsionit. Në këtë kontekst bëmë një program ambicioz që konsistonte në zvogëlimin maksimal të mundshëm të administratës shtetërore”, deklaroi kreu i qeverisë..


DEBATI PËR SHKËLZEN BERISHËN


BALLA: “Yt bir Shkëlzen Berisha deklaron të ardhura neto nga aktiviteti privat 200 mijë euro si sekser. Mungon emërtimi i kompanisë, statusi, natyra e organizimit të veprimtarisë së yt biri. Duhet të na thuash çfarë aktiviteti është ky që bën 200 mijë euro duke qëndruar në kafenetë e Tiranës. Je bërë sekser gjyqtarësh dhe urdhëron mos zbatimin e vendimeve të gjykatave.
BERISHA: Parafolësi është i dënuar nga gjykatat e vendit për shpifje. Në një stan ku jeton, sa më shumë shpif aq më shumë lartësohet. Për sa i përket sulmit personal që bëre ndaj djalit tim, ke një proces gjyqësor me të. Ky kryeministër ka vendosur që fëmijët e tij të deklarojnë pasurinë. Pa i deklaruar fëmijët e tij, së pari. Së dyti meqenëse im bir ka deklaruar atë shifër, nëse vetëm 1 euro e ka të garantuar nga marrëdhëniet me sektorin publik unë kërkoj ti konfiskohen që të gjitha. A një kod në familjen time: nuk mund të kenë asnjë lidhje me sektorin public.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?