Balla ironizon listën e PD-së: Ç’kërkojnë bashkë, njëri poshtë e tjetri sipër Idrizi me Dulen, kë të votojnë demokratët

9 Mars 2021, 11:36| Përditesimi: 9 Mars 2021, 11:51

  • Share

Nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit ka ironizuar listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike.

Balla tha se çfarë duan në listën e PD-së njëri sipër e tjetri poshtë, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule, apo Mediu dhe Dash Shehu, duke shtuar se demokratët nuk do dinë këtë votojnë.

‘Besoj se çdo qytetar që ka parë listën e PD në Tiranë është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicion të PD. Të shohësh në listë pazare të ulëta. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë bashkë njëri sipër e tjetri poshtë, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule në PD. Nuk gjej dot një arsye, ndjesë se po flas në emër të një demokrati të Tiranës,. Nuk e di se cerarët kërkon Fatmir Mediu apo Dash Shehi në listat e PD. Najda Çomo dhe Luljeta Bozo janë pjesë të betejës, janë beteja që ne i kemi marrë përsipër për ti çuar deri në fund. Këta realisht kanë probleme me matematikën. Kodi zgjedhor e thotë qartë, në Elbasan janë 14 vende në Kuvend dhe kodi thotë që jo më shumë se dy vende shtesë, por të plotpjesëtueshme me 3. 14+2 bëjnë 16 nuk plotpjesëtohet me 3, që do të thotë 15. Ne do të na duhet në pedagogjiken e Elbasanit të shtojmë një klasë për PD për lëndën e matematikës. Se në Kukës ku janë 3 po të shtosh dy bëhen 5, nuk plotpjesëtohen që do të thotë mbeten tre ai çon 6. Kjo është tallje edhe me ata persona që i ka futur emrin, tani sot do ti marrë në telefon dhe do ti thotë m falni po nuk ju futa dot. E ka thënë Topalli, që Luli gënjen edhe për orën”, tha Balla.

Partia Demokratike mbrëmë në mesnatë ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit KQZ. Ashtu sikurse pritej, Lulzim Basha kryeson listën në Tiranë, e ndërsa ka shpërblyer aleatët e tij me vende të sigurta për Tiranën, përfshirë Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin me Mesila Dodën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dulen. Ajo që bie në sy është renditja e Nard Ndokës i 8-i në listën e Shkodrës. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?